Delegacioni i BE-së: Theksojmë rëndësinë e zbatimit të vazhdueshëm të Marrëveshjes së Ohrit

nga D V

Shkup, 11 tetor – Theksojmë rëndësinë e zbatimit të vazhdueshëm të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, e cila kërkon respektimin e plotë të parimit të mosdiskriminimit dhe trajtimit të barabartë, veçanërisht në administratën publike, tha Delegacioni i BE-së, i pyetur për qëndrimin e tyre në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila e shfuqizojë “balancuesin””.

“Delegacioni i BE-së vëren vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi i Gjykatës vjen pasi qeveria njoftoi synimet e saj për të reformuar sistemin dhe për të zëvendësuar Balancerin. Presim të shohim propozimet”, theksojnë nga Delegacioni i BE-së.

Kujtojmë se dje Gjykata Kushtetuese shfuqizoi balancesin e cila ishte për përfaqësim të drejtë gjatë punësimeve në institucionet shtetërore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More