Denaj: Cilësi dhe standarde në prodhimin dhe ambalazhimin e ullinjve

nga D V

Industria e përpunimit dhe ambalazhimit të ullinjve ka hyrë në rrugën e zhvillimit sipas standardeve më të mira, falë investimeve të reja në teknologji dhe mbështetjes në disa drejtime që ofrojnë politikat e qeverisë për bujqësinë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale historinë e një sipërmarrjeje, në Lushnjë, që prej vitit 2013 është kthyer në një emër të mirënjohur në industrinë e prodhimit dhe ambalazhimit të ullinjve.

“Produktet shkojnë jo vetëm në tregun vendas, duke përmbushur nevojat e konsumatorëve shqiptarë me cilësi të lartë dhe standarde të garantuara, por edhe në Kosovë, Maqedoni, Itali dhe Greqi, duke promovuar shijen dhe cilësinë shqiptare në vendet e rajonit”, tha Denaj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More