Denaj: Rritje me 82% e eksporteve të verës shqiptare

nga D. V.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, eksportet e verës shqiptare arritën në 17,785 ton, duke shënuar një rritje prej 82% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Vreshtaria dhe prodhimi i verërave cilësore shqiptare janë kthyer në një sektor kyç për zhvillimin ekonomik rural dhe në një simbol të brandit ‘Made in Albania’”, u shpreh ministrja Denaj.

Verërat shqiptare po fitojnë gjithnjë e më shumë pranueshmëri në tregjet elitare ndërkombëtare, duke marrë çmime dhe vlerësime prestigjioze, dhe duke afirmuar vendin e tyre mes markave të njohura globale.

Ky zhvillim dëshmon për një transformim cilësor në sektorin e bujqësisë dhe agropërpunimit, i cili po reflekton gjithnjë e më shumë potencialin eksportues të produkteve shqiptare në tregjet evropiane dhe botërore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More