Jole: Neutralizohet vatra e fundit aktive e zjarrit në Parkun Natyror të Gërmenjit

nga D. V.

Prefekti i qarkut të Korçës, Nertil Jole njofton se është neutralizuar edhe vatra e fundit e zjarrit në Parkun Natyror të Gërmenjit.

Prefekti Jole bëri të ditur në një postim në rrjetet sociale se 400 forca zjarrëfikëse dhe 80 mjete janë angazhuar për neutralizimin e vatrave të zjarrit në Parkun Natyror të Gërmenjit, nga data 11 gusht deri më sot.

Ai vlerësoi angazhimin e strukturave të bashkisë Kolonjë, punonjësve të Drejtorisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura, Policisë Kufitare dhe të Rendit, forcave të ushtrisë, si dhe vullnetarëve nga komuniteti, të organizuar nga pronari i një bujtine të zonës “Ferma Sotira”.

“Kontributi i tyre i përditshëm ka qenë i rëndësishëm në këtë përpjekje jo të thjeshtë për të mbrojtur parkun”, u shpreh prefekti.

Ai theksoi se mbrojtja e natyrës dhe e pasurive të përbashkëta është detyrë e të gjithëve, duke nënvizuar nevojën për kujdes dhe përgjegjshmëri maksimale.

Jole tha se sipas Policisë, për periudhën Korrik-Gusht, janë regjistruar 11 raste zjarrëvënie, 2 të arrestuar, 8 të proceduar. Dua të nënvizoi faktin se zjarrëvënia e qëllimshme është vepër penale. Qytetarët duhet të kenë nivelin e maturisë dhe përgjegjësisë maksimale”, përfundoi ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More