Departamenti Amerikan i Shtetit mbështetje ASKS për sigurinë kibernetike në sektorin bankar dhe energjetik

nga D. V.

Në ambientet e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u zhvillua një takim mes përfaqësuesve të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe përfaqësuesve të institucioneve nga sektori energjetik dhe bankar në Shqipëri.

Në njoftimin e ASKS-së, thuhet se ky takim u fokusua në hapat konkretë për implementimin e projekteve për rritjen e sigurisë kibernetike në këto dy sektorë jetikë, si dhe në përfitimet e drejtpërdrejta që këto projekte do të sjellin në forcimin e mbrojtjes ndaj kërcënimeve në rritje të hapësirës digjitale.

Drejtori i AKSK, Igli Tafa, falënderoi përfaqësuesit e Departamentit Amerikan të Shtetit për mbështetjen e vazhdueshme dhe theksoi se përfshirja e drejtpërdrejtë e institucioneve të sektorit energjetik dhe financiar është thelbësore për ndërtimin e një sistemi më të fortë dhe më të mbrojtur.

Ndër të tjera, Tafa u shpreh se këto projekte janë një dëshmi konkrete e besimit të ndërsjellë dhe e partneritetit strategjik mes dy vendeve.

AKSK shpreh mirënjohje për angazhimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm me partnerët amerikanë, si dhe për rolin aktiv të institucioneve vendase në këtë proces.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More