Deputetët do të debatojnë të mërkurën nëse do të kufizojnë shpenzimet e tyre të udhëtimit

nga Xh M

Shkup, 9 shkurt – Ligji për kufizimin e shpenzimeve të udhëtimit i paraqitur nga Levica është në rendin e ditës së seancës parlamentare të së mërkurës, njoftoi sot kjo parti. Levica kërkon uljen e këtyre privilegjeve zyrtare, duke nisur nga kufizimi i shumave për shpenzimet e udhëtimit të deputetëve, transmeton Zhurnal.mk

Shpenzimet e udhëtimit po keqpërdoren nga zyrtarët, gjë që krijon zhgënjim të jashtëzakonshëm te qytetarët, thotë Levica.

“Propozimi i Levicës është që shpenzimet e udhëtimit të llogariten sipas çmimit të tregut prej 6.5 litra karburant për çdo 100 kilometra të kaluar. Besojmë se kjo është një zgjidhje shumë më realiste dhe racionale, e pranueshme për të gjithë Kuvendin dhe do t’i japë fund shumave astronomike që deputetët marrin nga buxheti i shtetit. Edhe Levica është pro heqjes së tyre të plotë, por për ta bërë të pranueshme për shumicën ne po e propozojmë ligjin në këtë formë”, tha Levica, transmeton Zhurnal.mk

Ata na kujtojnë se askush nga grupi parlamentar i Levicës nuk i shfrytëzon shpenzimet e udhëtimit e as qiranë, ndonëse ka deputetë edhe nga Gjevgjelia edhe nga Struga, nga ku, në fakt, deputetët marrin nga 800.000 denarë për shpenzime të udhëtimit.

“Deputetët e Levicës paguajnë qiranë e tyre në Shkup, nga pagat e tyre parlamentare. I bëjmë thirrje shumicës dhe qeverisë që në seancën e së mërkurës të miratojë këtë ligj racional për kufizimin e shpenzimeve të udhëtimit. Këto mjete mund të ripërdoren për të përmirësuar cilësinë e jetës së grupeve të varfëra dhe të cenueshme të qytetarëve, si në sferën shëndetësore ashtu edhe në atë sociale”, thonë nga Levica, transmeton Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More