Shkup, 9 shkurt – Ligji për ndryshimin e Ligjit për Dokumentet Elektronike, Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Mirëbesimit ka mundësuar së fundmi që çdo dokument elektronik i prodhuar nga organi shtetëror të përdoret në formë të printuar, njësoj si dokumenti origjinal dhe qytetarët nuk janë të detyruar ta sigurojnë atë në formë letre, që ka qenë praktikë në të kaluarën, që nënkuptonte se paguanin dy herë. Megjithatë, në praktikë qytetarët ende përballen me mospranimin e dokumenteve elektronike nga disa institucione.
Ministria e Transformimit Dixhital (MDT) thotë se është hartuar një Udhëzues për zbatimin e duhur të ligjit dhe nëse qytetarët hasin në mospranimin e dokumentit të tyre elektronik të printuar nga një institucion, duhet t’i referohen ligjit që i detyron institucionet të pranojnë dokumentin, sepse është njësoj i vlefshëm si origjinali.
– Ende nuk kemi bërë analiza të detajuara, sepse ndryshimet në ligj kanë ndodhur muajin e kaluar, por përdorimi i shërbimeve në portalin kombëtar të shërbimeve, uslugi.gov.mk, është vazhdimisht në rritje, duke gjykuar nga reagimet pozitive nga qytetarët dhe bizneset, mund të themi se janë të kënaqur me këtë mundësi. Sa i përket institucioneve, ministri Andonovski së fundi deklaroi se presim ndoshta rezistencë apo injorancë nga ana e institucioneve dhe për këtë arsye kemi hartuar një udhëzim duke përmendur nenin e ligjit që ofron bazë ligjore që një dokument elektronik i printuar të njihet si i vlefshëm. Nëse qytetarët hasin në mospranim të dokumentit të tyre nga një institucion, apelojmë që t’i referohen ligjit që i detyron institucionet të pranojnë dokumentin sepse është njësoj i vlefshëm si origjinali, thonë nga Ministria e Transformimit Digjital (MDT).