Deputetët që mbetën jashtë… nga kuota gjinore

nga D. V.

Katër kandidatë që kanë siguruar më shumë vota se rivalët e tyre në listat e hapura nuk do të mund të jenë pjesë e Parlamentit të ri në shtator, për shkak të zbatimit të kuotave gjinore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor.

Kuotat në fjalë parashikojnë përfaqësim të detyrueshëm gjinor, çka ka sjellë përjashtimin e kandidatëve burra me më shumë vota, në favor të grave kandidate me më pak mbështetje elektorale.

Në qarkun e Beratit, analisti Julian Zyla, i treti më i votuar në listën e hapur, nuk do të marrë mandatin e deputetit. Në vend të tij, mandatin do ta fitojë Hatixhe Konomi, e cila ka marrë rreth 1200 vota më pak.

Një situatë e ngjashme është regjistruar në Durrës, ku Ilir Ndraxhi ka grumbulluar 1900 vota më shumë se Etleva Budini, por kjo e fundit përfiton mandatin për të respektuar përqindjen gjinore.

Në Korçë, Arian Jaupllari mbetet jashtë Kuvendit pavarësisht se ka siguruar më shumë vota sesa Besa Spaho, ndërsa në Tiranë Xhemal Qefalia i PS-së është një tjetër kandidat që nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së re për të njëjtën arsye. Këto raste kanë ngjallur diskutime mbi mënyrën e zbatimit të kuotave gjinore dhe ndikimin e tyre në përfaqësimin proporcional të votës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More