Numërohen rreth 62% e zarfeve të diasporës, kryeson PS me 65 mijë vota

nga D. V.

Partia Socialiste vazhdon të kryesojë me një diferencë të thellë edhe me votat e diasporës. Sipas të dhënave të fundit nga KQZ, janë numëruar deri më tani 121,985 zarfe nga gjithsej 194,889.

PS ka marrë 65,327 vota, që përbëjnë 54.07% të totalit, duke ruajtur avantazhin edhe jashtë vendit.

Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë e Madhe me 34,093 vota, që përkthehet në 28.22%.

Nga vota e diasporës Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, ka pësuar rritje të ndjeshme, por deri më tnai nuk ka arritur të sigurojë një mandat të dytë. Kjo forcë politike ka marrë 10,078 vota ose 8.34% të numrit total, raporton euronews.al

Partia Mundësia ka siguruar 4,489 vota (3.72%), ndërsa Lëvizja Bashkë ka arritur të marrë 3,223 vota (2.67%). Partia Socialdemokrate ka siguruar 1,455 vota, që përbëjnë 1.20%.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More