Deri më 22 qershor testim i gazsjellësit Shkup – Gostivar

nga D V

Shkup, 31 maj– Deri më 22 qershor do të kryhet testim pneumatik i qëndrueshmërisë dhe papërshkueshmërisë së gazsjellësit Shkup – Gostivar, për çka do të rregullohet lëvizja afër këtij seksioni të gazsjellësit.

“Për shkak të sigurisë së qytetarëve, është paralajmëruar lëvizje e kufizuar në afërsi të seksionit të gazsjellësit Shkup – Gostivar, në rripin e sigurimit prej 100 metrave nga të dyja anët e gypit”, informojnë sot në mëngjes nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Siç sqarojnë nga QMK, kjo është për shkak të testimit pneumatik të qëndrueshmërisë dhe të papërshkueshmërisë së gazsjellësit magjistral në tre intervale kohore të njëpasnjsëhme në periudhën deri 22 qershor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More