Deri në 150 pacientë me kancer gjiri do i nënshtrohen çdo vit operacionit në Klinikën e Kirurgjisë Plastike

nga Xh M

Shkup, 5 mars – Kjo nuk është një ndërhyrje estetike, por pjesë përbërëse e trajtimit të pacientëve me kancer gjiri, tha drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Deri në 150 pacientë me kancer të gjirit do të mund t’i nënshtrohen operacioneve rikonstruktive çdo vit me shpenzimet e Fondit për sigurim shëndetësor, njoftoi Sasho Klekovski.

Operacionet do të kryhen në Klinikën e Kirurgjisë Plastike në kuadër të buxhetit të përbashkët me Klinikën e Kirurgjisë Torakale.

– Vendosja e këtij shërbimi në një buxhet të kushtëzuar do të parandalojë zhvendosjen e përgjegjësisë. Do të mundësojë pagesën direkte sipas nevojave të pacientëve. Kjo nuk është ndërhyrje estetike, por pjesë përbërëse e trajtimit të pacientëve me kancer të gjirit – tha Klekovski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More