Deri në fund të janarit do të jetë e hapur mundësia për të aplikuar në nismën për veprat letrare evropiane

nga Xh M

Programi i Bashkimit Evropian për veprat evropiane letrare, me një buxhet 5 milionë euro, do të jetë i hapur deri më 29 janar. Ky buxhet është planifikuar për përkthimin, botimin, shpërndarjen dhe promovimin e veprave letrare evropiane.

“Çdo projekt duhet të përmbajë të paktën pesë vepra të kualifikuara për të cilat parashihet: përkthim, publikim, promovim, shpërndarje të aktiviteteve dhe aktivitete që kanë të bëjnë me temat dhe prioritetet e përshkruara”, theksohet në Thirrje.

Nisma “Qarkullimi i veprave evropiane letrare” është në kuadër të programit “Evropa kreative”. Në këtë nismë do të mbështeten 40 projekte. Projektet e vogla do të mbështeten deri 100 mijë euro, të mesmet deri 200 mijë euro, ndërsa projektet e mëdha deri 300 mijë euro.

Projektet nuk duhet të tejkalojnë periudhën prej 36 muajve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More