Nesër do të ketë kufizime te transporti publik dhe teleferiku

nga Xh M

Shkup, 7 dhjetor – Ndërmarrja për Qarkullim Publik “Shkupi” ka paralajmëruar kufizime për transportin publik në Shkup, ndërsa sqaruan se teleferiku do të jetë nesër jashtë funksionit.

“Do të ju informojmë se nesër (8 dhjetor), për shkak festës shtetërore “Shën Klimenti i Ohrit”, transporti publik do të funksionojë sipas orarit të së dielës”, raportoi NQP “Shkupi”.

Zyra për shitjen e biletave do të punojë vetëm te Qendra Transportuese prej orës 08:00 e deri më 14:00.

“Teleferiku si çdo të hënë nuk do të punojë”, sqarojnë nga Ndërmarrja, duke theksuar se teleferiku nuk punon çdo të hëne dhe çdo të marte të fundit në fund të muajit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More