Deri në fund të vitit 2027 përfundon ndërlidhësi i gazit me Maqedoninë e Veriut

nga Xh M

Beograd, 12 dhjetor – Ministrja e Minierave dhe Energjisë e Serbisë, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, ka bërë të ditur se po finalizohen procedurat e nevojshme për lëshimin e lejeve për ndërtimin e ndërlidhësit të gazit midis Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, transmeton Anadolu.

Sipas ministres Gjedoviq Handanoviq, leja e ndërtimit duhet të lëshohet në mesin e vitit të ardhshëm, pas së cilës do të pasojë nisja e punimeve.

Njoftimi i ministres serbe erdhi pas një takimi me ministren e Energjisë së Maqedonisë së Veriut, Sanja Bozhinovska dhe me grupin e përbashkët të punës të ngarkuar për realizimin e projektit.

Gjedoviq Handanoviq theksoi se parashikohet që drejtimi i ri i gazit të jetë 144 kilometra i gjatë, me një vlerë totale të vlerësuar në 153 milionë euro.

Mjetet e nevojshme, njoftoi ajo, tashmë janë planifikuar në buxhetin e Serbisë për vitin 2025.

Plani është që i gjithë projekti të përfundojë deri në fund të vitit 2027 dhe gazi të fillojë të rrjedhë nëpër ndërlidhësin në fillim të vitit 2028.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More