Deri të martën mot me vranësira, me të reshura të përkohsme të shiut, ndërsa në male borë

nga D V

Shkup, 17 prill – Nën ndikimin e serisë së valëve të lagështa, deri në fillim të javës së ardhshme, moti do të jetë i ndryshueshëm, në disa vende me të reshura të përkohshme të shiut, kumtoi DPHM.

Të premten të reshura të mëdha priten në pjesët jugore, ndërsa të dielën në disa vende. Për shkak të uljes së masës më të ftohtë ajrore në malet, të reshurat përkohësisht do të jenë të borës dhe në vendet më të larta dhe në male do të formohet shtresë e re e borës.

Temperaturat e mëngjesit do të jenë në interval prej minus një deri tetë, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri 20 gradë Celsius. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More