Dështon vazhdimi i 48-të i seancës konstituive, kryesuesi Dehari sërish ua ndërpren fjalën deputetëve

nga D. V.

As në përpjekjen e 48-të, deputetët nuk e konstituan Kuvendin e Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton Ekonomia Online.

Edhe më tej nuk ka pajtueshmëri midis Lëvizjes Vetëvendosje në njërën anë dhe partive të tjera në anën tjetër, për formimin e një komisioni për votim të fshehtë të kandidates për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Kryesuesi Avni Dehari ua ndërpreu fjalën deputetëve Rashit Qalajt të PDK-së, Alban Zogajt të LDK-së dhe Time Kadrijajt të AAK-së.

51 votuan për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Seanca zgjati sërish vetëm pak minuta dhe kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i ftoi deputetët të mblidhen sërish pas 48 orësh, më 19 korrik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More