(Detajet) Gjithçka ndodhi sot në Sllatinë të Tetovës/ Burri vet gruan dhe vajzën, plagos veten dhe djalin, shoqërohet në polici

nga Xh M

Tetovë, 8 tetor – Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Sllatinë të Tetovës, ku janë gjetur të vdekur në rrethana misterioze një nënë 38-vjeçare dhe vajza e saj 4-vjeçare në shtëpinë e tyre. Ndërkohë, kreu i familjes dhe djali janë në gjendje të rëndë në Spitalin e Tetovës. Trupat e pajetë të nënës dhe vajzës janë pranuar për obduksion. Në vendngjarje ka dalë policia dhe prokurori publik.

Këto janë detajet e reja nga vdekja e nënës me të bijën në Sllatinë, bashkëshorti dhe djali i mitur dërgohen në spital

Sot (8 -tetor) rreth orës 14:00 në SPB Tetovë T.J. nga Tearca në cilësinë e mjekut ka raportuar se është thirrur për intervenim në fshatin Sllatinë nga M.Z. nga Sllatina e Tetovës, e cila në shtëpinë e tyre familjare ka gjetur pa shenja jete vajzën e saj K.Sh (36) dhe mbesën e saj të mitur, ku është konstatuar vdekja.

Menjëherë pas raportimit është vepruar dhe është siguruar vendi ku ekipi nga SPB Tetovë në bashkëpunim me prokurorin publik kanë kryer inspektimin dhe me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë të ndjerëve janë dorëzuar për obduksion, ndërsa bashkëshorti i saj R.Sh. (50) së bashku me djalin e tij të mitur, do të transferohen për ndihmë mjekësore në Spitalin klinik të Tetovës, e më pas personi R.Sh. do të ndalohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Këto janë pamjet – Momenti kur dërgohen trupat e pajetë të nënës me të bijën për obduksion në Tetovë

Sot rreth orës 14:00, në Sllatinë të Tetovës, janë gjetur pa shenja jete nënë e bijë, teksa bashkëshorti i saj dhe djali i mitur janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, shkruan Alsat. Viktimat janë gjetur nga gjyshja – rrjedhimisht nëna e viktimës grua (32), e cila ka shkuar në cilësinë e mjekes pasi është marrë një thirrje telefonike për ndihmë në urgjencën e Tetovës. Këto detaje janë bërë të ditura në raportin e policisë së Tetovës. Tashmë janë publikuar edhe pamje të kufomave të nënës dhe të bijës së saj, teksa janë dërguar për obduksion në Tetovë. Nuk dihen ende rrethanat dhe arsyet e këtyre vdekjeve të dyshimta, derisa në raportin e policisë thuhet se bashkëshorti (50) i viktimës grua njëherësh baba i vajzës së mitur, pas marrjes së ndihmës së shpejtë, do të merret në pyetje.

“Sot (8 -tetor) rreth orës 14:00 në SPB Tetovë T.J. nga Tearca në cilësinë e mjekut ka raportuar se është thirrur për intervenim në fshatin Sllatinë nga M.Z. nga Sllatina e Tetovës, e cila në shtëpinë e tyre familjare ka gjetur pa shenja jete vajzën e saj K.Sh (36) dhe mbesën e saj të mitur, ku është konstatuar vdekja”, thuhet në raport.

Shoqërohet në polici i dyshuari për rastin tragjik në Sllatinë të TetovësSot rreth orës 14:00, në Sllatinë të Tetovës, janë gjetur pa shenja jete nënë e bijë, teksa bashkëshorti dhe djali i mitur ishin dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Si i dyshuar për këto vdekje të dyshimta konsiderohet bashkëshorti 50 vjeçar i gruas së ndjerë, pasi që sipas mjekëve dhe policisë në trupat e viktimave janë gjetur shenja dhune.

50 vjeçari pas lëshimit nga spitali është shoqëruar në stacionin policor ku do të mbahet deri në zbardhjen e plotë të rastit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More