Tërmet me intensitet prej tre ballëve është regjistruar në vend

nga Redaksia

Shkup, 6 shtator – Tërmet me intensitet prej tre ballëve sipas Shkallës makrosizmike evropiane mbrëmë është regjistruar në vend. Epiqendra e tërmetit rrjedhë nga rajoni epiqendror i Vallandovës, 116 kilometra në juglindje të Shkupit.

Observatori sizmologjik sot në mëngjes informoi se tërmeti është regjistruar mbrëmë në orën 02:13 me manjitudë lokale të Rihterit 2,2.

Sipas të dhënave të deritanishme me të cilat disponon Observatori, tërmeti është ndier në Strumicë dhe rrethinë. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More