Dhuna e PD-së në Kuvend, ekspertë të kriminalistikës nisin hetimet

nga Xh M

Dhuna në Kuvend e shkaktuar nga deputetët e PD-së, e cila kulmoi edhe me djegien e karrigeve përpara godinës ku zhvillohen seancat plenare, sipas kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, ka krijuar një skenë krimi. Lidhur me pasojat e kësaj dhune të paprecedentë në jetën parlamentare, në ambientet e godinës së Kuvendit kanë mbërritur edhe ekspertë të kriminalistikës që po merren me hetimin e ngjarjes. Ata kanë nisur këqyrjen e vendngjarjes, duke parë ambientet e brendshme dhe të jashtme të Kuvendit, kamerat e sigurisë, si dhe pasojat e shkaktuara nga dhuna.

Spiropali: Kuvendi skenë krimi, të hetohet

Aktet e dhunës nga PD-ja, sulmi ndaj deputetit socialist Petro Koçi, si dhe djegia e karrigeve, sipas Spiropalit, e kthyen Kuvendin në një skenë krimi me të cilin duhet të merren institucionet ligj-zbatuese.

Sipas Spiropalit, karriget janë për t’u respektuar, duke u ulur mbi to me peshën e besimit të marrë prej qytetarëve.

“Djegia e tyre dëshmon nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qytetarët, ligjin dhe institucionet e shtetit demokratik.”, deklaroi Spiropali.

Sipas kryetares së Kuvendit, fatkeqësisht, zjarrin mbi parlamentet e kanë vënë vetëm përbuzësit dhe shkatërruesit më të mëdhenj të demokracisë në historinë e saj.

“Edhe më fatkeqësisht zjarr-vënia e sotme, dhe aktet ekstreme të dhunës brenda sallës, e kanë kthyer Kuvendin në një skenë krimi, për t’u marrë në këqyrje nga organet ligj-zbatuese. Keqardhje e thellë”, shkruajti Spiropali në rrjetet sociale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More