Dhuna ndaj Mëngjesit, Dhoma e Avokatisë propozon tre ditë bojkot të seancave gjyqësore

nga D V

Dhoma Kombëtare e Avokatisë u mblodh të martën një mbledhje ku do të vendosë mbi qëndrimin që do të mbajë pas sulmit të dhunshëm ndaj avokatit, Sokol Mëngjesi.

Kreu i Dhomës së Avokatisë Maks Haxhia në një deklaratë për mediat para nisjes së mbledhjes me dyer të mbyllura bëri thirrje që politika të heqë dorë nga tipizimi i avokatëve si shkaktarë të situatave. Sipas tij avokati është niveli më i lartë intelektual i drejtësisë që ndihmon në realizimin e drejtësisë.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ka një propozim të anëtarëve të këshillit drejtues të Dhomës së Avokatisë për 3 ditë bojkot të seancave gjyqësore.

“Këtë situatë e prisnim, por jo deri në këtë shkallë se reforma në drejtësi ka krijuar shumë probleme pasi u krijua një drejtësi diskriminuese sidomos ndaj avokatëve. Avokati është niveli më i lartë intelektual i drejtësisë që ndihmon në realizimin e drejtësisë”, tha mes të tjerash Haxhia.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More