Shkup, 4 qershor – Anëtarët e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime në seancën e sotme e kanë pranuar kërkesën e ish-presidentit të Maqedonisë Stevo Pendarovski për suspendim të së drejtës për pension që ai e ka dorëzuar në Kuvend më 15 maj.
Komisioni sot gjithashtu pranoi kërkesën për apanazh për 29 deputetë të përbërjes së kaluar. Kryetari i Komisionit Gjorgjija Sajkoski, njoftoi se janë dorëzuar edhe kërkesa tjera dhe janë duke u shqyrtuar.
Sipas informacioneve nga Kuvendi, 57 deputetë të përbërjes së kaluar kanë të drejtë apanazhi pasi nuk janë pjesë e përbërjes së re. Afati për paraqitjen e kërkesave për apanazh ka filluar në ditën e verifikimit të mandateve të deputetëve të përbërjes së re parlamentare 2024-2028 dhe përfundon për 30 ditë, pra më 28 qershor.
Dhjetë anëtarë të Komisionit votuan “për” ushtrimin e së drejtës së apanazhit për ish-deputetët, ndërsa vetëm deputeti i “Të majtës” Borislav Krmov votoi kundër.