Diaspora kosovare në Gjermani, lidhja që fuqizon bashkëpunimin mes dy vendeve

nga D. V.

Johann Saathoff, Sekretar Shtetëror Parlamentar në Ministrinë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë, vlerësoi rolin e diasporës kosovare në Gjermani si faktor kyç për lidhjet mes dy vendeve.

“Pjesë e programit tim të vizitës është, natyrisht, edhe tema e diasporës. Vendet tona janë të lidhura në një mënyrë të veçantë përmes saj. Diaspora kosovare në Gjermani përbëhet nga mbi gjysmë milioni njerëz – një lidhje e fuqishme dhe e qëndrueshme mes dy shoqërive tona,” tha Saathoff për Telegrafin.

Ai shtoi se migrimi dhe diaspora luajnë një rol të rëndësishëm në bashkëpunimin për zhvillim me Kosovën dhe se vizita e tij synon të krijojë një pasqyrë më të qartë të potencialit që diaspora ka për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More