Një shqiptar vret gruan në Greqi

nga D. V.

Një krim brutal ndodhi mëngjesin e së premtes,  në Volos të Greqisë në një familje shqiptarësh.

Kryefamiljari vrau gruan e tij dhe më pas u arratis. Policia është në kërkim të tij, pasi pas ngjarjes u largua me vrap drejt rrugës Gladstone.

Policia ka rrethuar zonën dhe është në kërkim të tij.

Ishte vajza e viktimës që telefonoi shërbimet e urgjencës e tronditur kur pa nënën e saj të mbuluar me gjak në hyrje të pallatit, sipas medias vendase.

Autori vuante më parë nga problemet e shëndetit mendor. Ai ka qenë i kuruar për këto probleme por ende s’dihen shkaqet që nisi sherri në familje.

Banorët e zonës thonë se asnjëherë nuk ka pasur probleme në familjen e tyre dhe nuk kanë qenë asnjëherë problem me fqinjët./tch/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More