Dibra pajiset me një bager të ri për rritjen e efikasitetit të shërbimeve komunale

nga Xh M

Dibër, 28 nëntor – Komuna e Dibrës ka njoftuar se është pajisur me një bager të ri pune, i cili do t’i shërbejë nevojave të përditshme komunale dhe do të kontribuojë në përmirësimin e efikasitetit në realizimin e detyrave të sektorëve komunalë.

Sipas njoftimit zyrtar, mjeti është siguruar në kuadër të projektit për përforcimin e kapaciteteve lokale, ku Komuna e Dibrës ka marrë pjesë me bashkëfinancim prej 40%. Projekti është realizuar me mbështetjen e Qendrës për Zhvillim të Rajonit Jugperëndimor dhe Byrosë për Zhvillim Rajonal, si pjesë e Programit për Zhvillim të Barabartë Rajonal.

Nga komuna theksojnë se pajisja me mekanizëm të ri është hap i rëndësishëm drejt modernizimit të shërbimeve publike dhe ngritjes së standardeve të punës.

“Komuna e Dibrës mbetet e përkushtuar ndaj modernizimit të pajisjeve dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve publike, me qëllim ofrimin e kushteve më të mira për qytetarët”, thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More