Diell, shi e shkarkime rrufesh – moti gjatë kësaj jave

nga D. V.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë parashihet me kushte të paqëndrueshme meteorologjike.

Sipas IHMK-së do të kemi dit me diell, shi dhe shkarkime rrufesh.

Parashikimi për pesë ditë:

E hëne – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat parashihen që vende-vende të sjellin riga shi dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes.

E marte – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

E mërkurë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

E premte – Mot i vranët dhe me riga shiu. Parashihen edhe shkarkime rrufesh nëpër disa zona . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7- 10gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More