Digjen dy kontejnerë në Seravë

nga D V

Gjatë javës së kaluar, autorë të panjohur kanë djegur dy enë të destinuara për hedhjen e mbetjes komunale në vendbanimin Serovë të
Shkupit, në komunën Çair. Kontejnerët ishin vendosur në rrugën Serovë, ndërsa të njëjtit janë me vëllim prej 1.1 metër kub, informon NP Higjiena Komunale – Shkup.

Mikrolokacioni menjëherë është pastruar plotësisht nga ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup, pas së cilës u vendosën edhe enë të reja për hedhjen e mbetjes.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që të mbarështrojnë me kujdes me kontejnerët e vendosur në sipërfaqet publike, sepse çdo dëmtim i tyre dukshëm e prish dinamikën e hedhjes, mbledhjes dhe transportimit të mbetjes komunale dhe pamundëson realizimin me kohë të aktiviteteve aktuale të parapara në përputhje me Programin operativ për fuksionimin e Ndërmarrjes – deklaroi u.d. Drejtori i NP Higjiena Komunale – Shkup, Sabahadin Rustemi.

Gjatë vitit 2024, në territorin e qytetit të Shkupit janë djegur 24 enë të destinuara për hedhjen e mbetjes komunale. Të gjitha rastet e djegies së kontejnerëve janë raportuar në organet kompetente.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More