Digjet automjeti i ish kryeshefit të SPB-së Shtip

nga D V

Shtip, 18 dhjetor – Një automjet është djegur sërish në Shtip, kësaj radhe i ish shefit të SPB-së, Bobi Gidioski. Vetura është djegur në rrugën “Vanço Kitanov” në parkingun para objektit banesor, ndërsa ngjarja është raportuar në Stacionin Policor në Shtip pesë minuta pas mesnate.

Automjeti “Volksvagen Golf” me targa të Shtipit ishte në pronësi të vajzës së Gidioskit, por ai ishte përdorues i të njëjtës. Në Shtip, ky është automjeti i dytë që digjet në vetëm tre ditë, ose i katërti në më pak se dy muaj. Në tetor ishte djegur vetura e menaxherit të televizionit rajonal M-Net, më pas një veturë ishte djegur në lagjen Ballkanska, ndërsa dy ditë më parë një veturë ishte djegur në rrugën “Sremski Front” në Shtip.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More