Digjet mali Goten në trekëndëshin e komunave Berovë, Vasilevë dhe Radovish

nga D. V.

Berovë, 22 korrik – Në Berovë po digjet mali Goten, të gjitha forcat nga toka dhe ajri janë angazhuar për t’u përballur me stuhitë e zjarrit, tha Dimitar Goshev komandant i Njësitit Territorial të Zjarrfikësve (NJTZ) – Berovë. Ai theksoi se është përfshirë një sipërfaqe më e madhe, ndërsa aktualisht, terreni i vështirë dhe era po shkaktojnë probleme shtesë në shuarjen e zjarrit.

“Që nga dje, zjarri nga Strumicë është shtrirë në Berovë, gjegjësisht në malin Goten. Ekipi i NJTZ – Berovë ka dalur në terren, si dhe Pyjet e Maqedonisë, kemi mbështetje edhe nga Armata. Era e bënë të veten, stuhia e zjarrit është e madhe. Gjithçka që mundet po vendoset nën kontroll, megjithatë stuhia e zjarrit është e madhe. Bëhet fjalë për pyll me kërcell të ulët, pyje lisi, terreni është i ndryshëm”, tha Goshevski.

Në rajonin ku digjet pylli, ka vila, bletari, dhe kasolle të vjetra.

Ai shtoi se në terren nga ana e Berovës janë mbi 100 persona, nga institucionet dhe vullnetarët. Sasia e siperfaqes së djegur do të përcaktohet më vonë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More