Strumicë, 26 korrik – Në orën 1 pas mesnate në vendin Dvata pata (Dy rrugët) afër Strumicës është djegur një makinë, njoftojnë nga NjTKZ Strumicë.
Sipas informacioneve nga zjarrfikësit, në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë një makinë kundër zjarreve dhe katër zjarrfikës.
“Zjarri ka qenë në fazë të avancuar dhe është prekur edhe bimësi në afërsi me çka është ndalur përhapja e saj e mëtejshme”, njoftojnë nga NjTKZ Strumicë.
Nga SPB Strumicë e kanë konfirmuar ngjarjen dhe më shumë detaje paralajmërojnë për më vonë, pas përfundimit të mbikëqyrjes.