Digjet një shtëpi në Strumicë

nga Xh M

Mbrëmë në ora 21:15 është djegur një shtëpi në fshatin Illovicë të Strumicës.

Sipas informacioneve nga Njësia e Zjarrfikëses së Strumicës, në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë tre automjete zjarrfikëse dhe 10 zjarrfikës.

“Zjarri është shuar kryesisht nga banorët vendas. Me të mbërritur është bërë kontroll dhe janë shuar disa pika të nxehta në të gjithë shtëpinë”, sipas informacioneve të zjarrfikësve të Strumicës.

Janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa shkaku i zjarrit do të përcaktohet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More