“Dikush del, dikush hyn”, Sejdiu: Qeveria është stabile, do të ketë zhvillime të reja

nga Redaksia

Shkup, 13 maj – I pyetur nëse ndonjë subjekt politik do t’i bashkëngjitet VLEN-it në qeveri pas daljes së ASH-Taravari, Blerim Sejdiu nga VLEN tha se pritet të ketë zhvillime politike, përcjell TV21. Sejdiu thotë se qeveria është stabile.

“Thamë edhe më herët se dera kur hapet, dikush del dikush hy. ajo është shumë e vërtet. Ne presim të ndodhin disa zhvillime politike në skenën në Maqedoni dhe për këtë do të shihni edhe ju, nuk mund të japë informacione para konfirmimit të vetë subjekteve politike, por mendoj se do të ketë zhvillime të reja. Qeveria është stabile”, theksoi Sejdiu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More