Shkup, 2 korrik – Kryetari i partisë “Znam” Maksim Dimitrievski ka kërcënuar se do të largohet nga qeveria, nëse përsëri ministrat e VLEN-it do ta vendosin flamurin shqiptar në hapësirat qeveritare.
Dimitrievski ka reaguar pas takimit të parë koordinues të ministrave të VLEN-it në kabinetin e zv/kryeministrit të parë Izet Mexhiti.
Në fotografitë e takimit shihet se janë të vendosur tre flamuj, ai i Maqedonisë, flamuri shqiptarë dhe i BE-së.