Shkup, 14 qershor – Zëvendës kryeministri i parë Izet Mexhiti para mediave ka deklaruar se shumë shpejtë në seancë qeveritare pritet të kalojë Ligji për përfaqësim adekuat.
“Është futur në procedurë dhe besoj që jo këtë të martë por të martën tjetër do të jetë në seancë të Qeverisë dhe pastaj bashkërisht të promovojmë para opinionit, ajo që është e rëndësishme pas 30 vitesh ose pas 2001 për herë të parë kjo kategori e përfaqësimit do të merr formën ligjore, pra për herë të parë do të ketë ligj për përfaqësim adekuat të bashkësive etnike e kryesisht të shqiptarëve në administratën shtetërore dhe publike.
E arritur është që po merr trajtën e ligjit dhe përmbajta është e mirë, fillimisht do të formohet një trup koordinues që do të drejtojë Zëvendës kryeministri i parë që do e ndjek dhe mbështesë përfaqësimin adekuat që do të bëhet obligues për çdo udhëheqës të institucioneve qoftë në nivel lokal apo qendrorë, ata që nuk do të respektojnë ligjin do të përballen me shkeljet ligjore poashtu ka një zgjidhje kreative pasiqë përkatësia etnike nuk ka nevojë të deklarohet por në bazë të dokumentacionit personal evidentohet cilës përkatësie etnike është dhe përfiton përfaqësimin adekuat dhe kjo tejkalon një problem të së kaluarës qoftë gjatë punësimit shpeshherë kanë luajtur duke u deklaruar ndryshe nga përkatësia etnike. Kryeministri dhe unë e shumica kanë deklaruar se është kategori kushtetuese dhe ka marrëveshje politike të qëndrojmë kësaj përfshirë dhe elementin e meritokracisë dhe kualitetit, ka theksuar kështu Mexhiti.//Zhurnal.mk