Shkup, 11 tetor – Kryetari i Komunës së Kumanovës dhe kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski, sot nga Kumanova tha se të gjithë duhet të përpiqen për cilësi në punësim, për t’i dhënë mundësi punësimi më të mirëve, pavarësisht se cilës bashkësi etnike i takojnë.
Dimitrievski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas manifestimit qendror të Kushtit përkujtimor, theksoi se nuk mund të komentojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.