Disa raste përleshjesh fizike në Tetovë dhe rrethinë

nga D. V.

Më 14.07.2025 në orën 16:45 në SPB Tetovë, personi F.S.
(26) nga Tetova ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 22:40
në një fushë futbolli në dalje nga Tetova është sulmuar fizikisht
nga M.I. nga fshati Reçicë e Madhe e Tetovës. Po merren masa
për sqarimin dhe dokumentimin e rastit.
Më 14.07.2025 në orën 10:30 në NjP Tearcë, personi I.A.
(44) nga fshati Dobrosht, ka raportuar se më datë 11.07.2025
rreth orës 21:00 në një objekt hotelerik në fshatin Dobrosht është
sulmuar fizikisht nga M.A. nga i njëjti fshat. Po merren masa për
sqarimin dhe dokumentimin e rastit.
Më 15.07.2025 në orën 02:00 në SPB Tetovë, D.P. (23)
nga fshati Brvenicë e Tetovës, ka raportuar se rreth orës 00:10,
pas një grindjeje të mëparshme në automjetin e D.K., ajo është
sulmuar fizikisht nga D.K., e cila ishte me një person tjetër femër.
Po merren masa për dokumentimin dhe sqarimin e rastit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More