Dita botërore e gruas rurale, të drejta të barabarta për gratë rurale

nga Xh M

Shkup, 15 tetor – 15 tetori është dita ndërkombëtare e gruas rurale. Tradicionalisht në këtë ditë gjithmonë rikujtojmë se gruaja është shtylla e zhvillimit të shoqërisë si në qytet po ashtu edhe nëpër zonat rurale dhe nuk duhet bërë diskriminim.

Por, organizatat e ndryshme të grave rurale dhe agropërpunuese, me rastin e kësaj dite, përsëri i apostrofojnë të njëjtat probleme, sfidat dhe prioritet e grave rurale.

“Problemet dhe sfidat me të cilën ballafaqohemi ne gratë e vendeve rurale janë të shumta. Në të shumtën e rasteve ata kanë të bëjnë me mospërfshirjen sociale, kemi diskriminim nga gjitha llojet, duke filluar nga diskriminimi shoqëror dhe njerëzor, madje ballafaqohemi shpesh me diskriminim apo heqjen e së drejtës për të trashëguar pronësi, si dhe shpërndarjen jo të barabartë të mjeteve. Këtu kuptohet, janë edhe parimet e mentalitetit të vjetër të cilët barten nga gjenerata në gjeneratë për gratë rurale. Janë edhe punësimet e pakta, si dhe përfshirja më e madhe e këtyre grave rurale në aktivitetet kulturore.”, – deklaroi kryetarja e Federatës Kombëtare të Fermerëve, Vaska Mojsovska.

Pikërisht për këto shkaqe është rritur numri i migrimit masiv jo vetëm nga fshati në qytet, por edhe jashtë vendit tonë, sqaron Mojsovska, duke bërë thirrje se është koha për vetëdijesim gjithëpërfshirës për mbështetje dhe fuqizim të gruas rurale në vend.

Një pjesë e madhe e grave rurale, përveç angazhimit të tyre të madh familjar, në vendet rurale janë po ashtu të angazhuara në sektorin e bujqësisë dhe agro-ushqimor, ku jo secila grua që punon, ka të drejtë të shfrytëzojë pushimin e lindjes, mjekësor apo të drejtën e pensionimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More