MASh-i për ngrohjen e shkollave, bllok-dotacionet u janë paguar komunave

nga Xh M

Shkup, 15 tetor – Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, pret që të gjitha shkollat të kenë ngrohje, pasi dje kryetari i komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, paralajmëroi se sezoni i ngrohjes nuk do të fillojë në shkollat e kësaj komune, sepse elektrodistribuimi nuk do t’i furnizojë shkollat me energji termike, pasi sipas tij, nga ministria kanë thënë se nuk ka para për të mbuluar borxhet. Ministrja Janevska pret që kryetari i komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, të gjejë mënyrë për ngrohjen e shkollave.

“Unë pres që të gjitha shkollat të kenë ngrohje, sepse nuk mund të mësohet pa ngrohje, ndaj besoj se kryetari i komunës që është shumë i aftë do të gjejë mënyrën për të ngrohur shkollat. Në komunat e tjera nuk kam dëgjuar që ka problem.”, – deklaroi ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.

Janevska thotë se bllok-dotacionet për shkollat janë paguar dhe se kryetarët e komunave dhe drejtorët e shkollave duhet të organizohen që të zbatojnë jo vetëm sezonin e ngrohjes, por edhe gjithçka tjetër që nevojitet.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës jep bllok-dotacione për komunat dhe ato janë paguar dhe ne nuk kemi çfarë të japim më shumë. Detyra e kryetarëve të bashkive dhe e drejtorëve është se si do të organizohen për të zbatuar jo vetëm sezonin e ngrohjes, por gjithçka tjetër që duhet. Pra, nëse kryetari i komunës së Karposhit na e ka referuar këtë, nuk është çështje e Ministrisë.”, – theksoi ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.

Janeva po ashtu informoi se po vijon edhe rikonstruksioni i dy konvikteve studentore dhe janë siguruar mjete në vlerë prej 25 milionë eurosh, nga të cilat 20 milionë përmes linjës kreditore të Bankës Gjermane për Zhvillim dhe gati 5 milionë euro grant i pakthyeshëm nga Programi për Efiçiencën Rajonale të Energjisë për Ballkanin Perëndimor të Bashkimit Evropian.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More