Dita botërore e popullsisë

nga D V

Shkup, 11 korrik  – Që nga viti 1989, data 11 korrik festohet si Dita botërore e popullsisë e cila ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për çështjet të cilat prekin popullsinë e botës.

Me iniciativën e demografit në Bankën Botërore, K. C. Zaharia, Këshilli drejtues i programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) shpall 11 korrikun si Ditën botërore të popullsisë. Në këtë ditë të vitit 1987, popullsia e botës arriti në pesë miliardë.

Sipas të dhënave statistikore, në nëntor 2022, popullsia e botës arriti numrin në tetë miliardë njerëz.

Dita botërore e popullsisë ka për qëllim të tërheq vëmendjen ndaj disa problemeve demografike me të cilat përballen vendet në mbarë botën. Objektivat kryesore përfshijnë:

“Rritjen e ndërgjegjësimit: informimi i publikut për çështje të tilla siç është shëndeti seksual, të drejtat e grave dhe vajzave, arsimi, varfëria, zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e mjedisit jetësor.

“Promovimi i barazisë gjinore: rritja e ndërgjegjësimit për nevojën për të drejta dhe mundësi të barabarta për gratë dhe vajzat në të gjitha aspektet e jetës.

“Mbështetje për iniciativat shëndetësore: duke theksuar rëndësinë e qasjes në mbrojtjen shëndetësore.

“Zhvillim i qëndrueshëm: inkurajimi i praktikave dhe politikave të qëndrueshme të cilat do të mundësojnë rritje të barabartë të popullsisë dhe mbrojtjen e burimeve natyrore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More