Toshkovski: Në Maqedoni droga dhe armët e paligjshme nuk kanë të ardhme

nga D. V.

Shkup, 15 shtator – Në Maqedoni droga dhe armët e paligjshme nuk kanë të ardhme, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski pas asgjësimit të drogës dhe armëve të sekuestruara në qarkun e fabrikës “Makstil”.

Me proceset e shkatërrimit të çdo grami droge dhe çdo copë arme, theksoi se shteti po tregon se siguria e qytetarëve në vend dhe siguria e të rinjve po ngrihet në një nivel më të lartë.

Në aksionin e sotëm, shtoi ai, u shkatërruan mbi 4,000 ton marihuanë, 18,000 kërcej marihuane, 79 kilogramë lule dhe mbi 21 kilogramë lloje të tjera droge, amfetamina, kokainë, heroinë. Janë shkatërruar edhe mbi 100 copë armë dhe mbi 1,000 copë gëzhoja dhe pjesë të tjera të armëve.

“Këto janë droga dhe armë të vjetra të mbledhura në vitet e mëparshme, ku janë përfunduar procedurat ligjore. Sasi shumë më të mëdha do të pasojnë në të ardhmen”, tha Toshkovski.

Ai u dërgoi një mesazh të gjithë qytetarëve të RMV-së që në periudhën e kaluar kanë qenë të nënshtuar nga bandat e caktuara kriminale në zonat e Shkupit, Maqedonisë Perëndimore dhe Juglindjes së vendit, se me zgjidhjen e tyre, janë sekuestruar sasi të drogës dhe armëve të paligjshme dhe do të shkatërrohen në të ardhmen.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More