Policia e Ohrit shpëtoi katër persona të bllokuar në liqen

nga Redaksia

Ohër, 29 qershor – Katër persona u shpëtuan në Liqenin e Ohrit të shtunën në mbrëmje, pasi humbën kontrollin e varkës së tyre me vela për shkak të kushteve të këqija të motit. Reagimi i shpejtë i policisë nga Stacioni i policisë për mbikëqyrje kufitare të Ohrit ka parandaluar një tragjedi.

Incidenti u raportua më 28 qershor 2025 në orën 7:30 të mbrëmjes, kur u njoftua se disa persona po kërkonin ndihmë nga një objekt lundrues, i cili ndodhej rreth 2.5 kilometra nga bregu përballë autokampit “Izvidnicki”.

“Policia ka reaguar menjëherë në terren, ka gjetur katër personat në varkë të cilët po kërkonin ndihmë me zë të lartë. Duke marrë të gjitha masat e nevojshme, ata u transportuan në mënyrë të sigurt në stacionin e policisë në kanalin Studençishta. Edhe varka me vela u shpëtua, pjesa e pasme e së cilës, për shkak të erës së fortë dhe valëve, ishte thyer. Kjo kishte çuar në humbjen e plotë të kontrollit të mjetit nga personi që e drejtonte atë. Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë kufitare, personat e shpëtuar u nxorën pa lëndime dhe situata është vënë nën kontroll”, thuhet në njoftimin e SPB Ohër.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More