Dita e Verës, Rama: Zonjat elbasanase ruajnë traditën e përgatitjes së ballakumeve

nga D. V.

Elbasani konsiderohet si epiqendra e Ditës së Verës, festës pagane që vjen nga thellësia e shekujve dhe ky qytet ka një traditë të veçantë në festimin e saj.

Gjithashtu kjo festë simbolizohet me ëmbëlsirën tradicionale që është ballakumja.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video me mënyrën e përgatitjes së ballakumes nga zonjat elbasanase.

“Receta tradicionale e ballakumeve, përgatitur nga zonjat duararta të agroturizmit “Ura e Sulovës”, Cërrik, ku Marjeta dhe Nikita, vijojnë të ruajnë traditën”, shkruan Rama.

Marjeta dhe Nikita shpjegojnë në detaje të gjitha proceset që ndiqen për ballakumen duke zbuluar formulën e veçantë të përgatitjes së saj.

“Me përgatitjen e ballokumeve fillojmë një javë përpara sepse bëjmë 250-300 copë. E kemi si traditë dhe nuk e humbasim”, thekson Marjeta.

Ballakumet janë ëmbëlsira tradicionale e Ditës së Verës. Në Elbasan gatuhen vetëm për këtë festë, kjo i bën ato edhe më të veçanta. Ballakumet janë ëmbëlsirat që gatuhen me miell misri të situr mirë, gjalpë dhe sheqer të imët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More