Djali 20 vjeçar i ish kryeministrit Zaev milioner, kompania e tij me fitim në prodhimin e energjisë

nga Xh M

Strumicë, 9 gusht – Kompania Total Energy nga Strumica, në pronësi të Dushko Zaev, djali i ish-kryeministrit Zoran Zaev, ka realizuar fitimin më të lartë ndër kompanitë energjetike për vitin 2024.

Fitimi i saj arrin pothuajse një milion euro, duke e bërë Duskon milioner në moshën vetëm 20-vjeçare, raporton portali Pari në një hulumtim të realizuar me Biznes rrjetin.

Kompania e Zaevit të ri renditet në listën e pesë kompanive me të ardhura apo qarkullim jo të lartë, por me fitim të majm.

Kështu që Total Energy ka pasur të ardhura apo qarkullim 1.8 milionë euro, ndërsa fitimi ka qenë gati 1 milion euro.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More