Humb jetën në Shën Stefan shtetasja nga Maqedonia

nga Xh M

Shën Stefan, 9 gusht – Shtetasja e Maqedonisë së Veriut me inicialet S.G. (80) nga rajoni i Manastirit ndërroi jetë në plazhin e Snën Stefanit në Mal të Zi, pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore teksa notonte në det.

Lajmin e ka konfirmuar policia e Budvës për gazetën “Vijesti”, e cila ka kryer hetime në vendngjarje dhe ka njoftuar Prokurorinë e Lartë Shtetërore për rastin.

Sipas informatave të publikuara, turistja ishte në plazh së bashku me familjen e saj dhe u ndje keq teksa po notonte në ujërat e cekëta.

Ekipi i ndihmës së shpejtë mbërriti në vendngjarje, por përpjekjet për reanimim ishin të pasuksesshme. Sipas informacioneve, gruaja kishte qenë paciente me probleme të zemrës prej shumë vitesh.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More