DMSH: Është shuar zjarri në deponinë “Drislla” që shpërtheu mbrëmë

nga D. V.

Shkup, 16 shtator – Drejtoria për Mbrojte dhe Shpëtim (DMSH) informoi se mbrëmë para orës 23:00 përsëri ishte shkaktuar zjarr në deponinë “Drislla”, në vend krejt tjetër, më larg nga vendi i cili ishte aktiv ditët e mëparshme. Një orë më vonë zjarri ishte shuar. 

“Zjarrfikësit e Shkupit menjëherë shkuan në vendngjarje dhe filluan shuarjen e zjarrit, por për shkak të specifikës së zjarrit, ishte e nevojshme që njëkohësisht të varrosej edhe zona e djegur, prandaj u aktivizuan makinat e ndërtimit që ishin tashmë aty, dhe shoferët e tyre mbërritën shpejt. Një orë më vonë, zjarri u shua dhe u varros, duke parandaluar përhapjen e zjarrit në pjesën kryesore të deponisë”, njofton DMSH.

Të dielën deponinë “Drislla” e vizitoi edhe kryeministri Hristian Mickoski. “Falë ndërhyrjes me kohë të shërbimeve, situata është e qëndrueshme dhe nuk ekziston rrezik për përhapje të mëtutjeshme, shkroi kryeministri Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More