Do të mbajë mbledhje Komiteti drejtues për koordinim dhe menaxhim me sistemin e menaxhimit me kriza

nga D V

Shkup, 22 janar – Në hapësirat e Qendrës për menaxhim me kriza sot do të mbahet seanca e Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim me sistemin e menaxhimit me kriza, në përbërje të zgjeruar.

Në seancë do të shqyrtohen dobësitë e perceptuara të sistemeve për menaxhim me kriza, për mbrojtje dhe shpëtim dhe për mbrojtje nga zjarri, si dhe propozimet për tejkalimin e tyre.

Me seancën, siç është paralajmëruar, do të udhëheqë ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ndërsa do të marrin pjesë edhe zëvendëkryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski, ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski dhe udhëheqësi i Grupit për vlerësimin e rreziqeve dhe drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov.

Përveç anëtarëve të Këshillit drejtues, në seancë janë të ftuar edhe zëvendëskryeministri për sistemin politik Ljupço Dimovski, ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave Cvetan Tripunovski, kryetari i BNJVL-së dhe kryetari i komunës së Kisella Vodës, Orce GjorgjievskI, drejtori i ESHS-së, Xhevat Selami, drejtori i NP “Pyjet Kombëtare” Zdravko Trajanov, drejtori i SHA “Ekonomia e ujërave”, Filip Filipovski, drejtori i DPHM-së, Igor Llazarovski dhe komandanti i BTZ-së së qytetit të Shkupit, Zvonko Tomevski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More