FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin “Winter EX 2025” në Turqi

nga D V

Kontigjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, do të jetë pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Winter EX 2025”, i cili udhëhiqet nga Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë (FART).

Ky ushtrim zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit bilateral dhe si rezultat i ftesës së pranuar nga FART.

“Ushtrimi “Winter EX 2025” është një aktivitet shumëpalësh që ka sjellë përfshirjen e forcave dhe agjencive të sigurisë nga vende të ndryshme partnere, si dhe organizatave qeveritare dhe joqeveritare të Turqisë”,thuhet në njoftim.

Fokus i këtij ushtrimi është zhvillimi dhe përmirësimi i aftësive operative dhe taktike në kushte të motit ekstrem, brenda kufijve territorial të Turqisë.

Pjesëmarrja e FSK-së në këtë ushtrim ka për qëllim ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve operacionale të njësive të saj, si dhe forcimin e ndërveprueshmërisë në operacionet e përbashkëta me partnerët ndërkombëtarë.

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More