”Do të shkarkohet ditën e martë”, Myzyraj: Veliaj po merr një goditje të rëndë politike nga miqtë e tij

nga L. M

Gazetari, Isa Myzyraj në një intervistë në Ora News u shpreh se Erion Veliaj do të shkarkohet ditën e martë nga këshilli bashkiak dhe se është duke marrë një goditje të jashtëzakonshme politike nga miqtë e tij.
Myzyraj: Në çdo rast Erion Veliaj do të shkarkohet ditën e martë nga këshilli bashkiak.

Do të shkarkohet nga ata që i bëri, nga ata që i bëri politikanë, ata që i çoi aty, ata që i propozoi dhe i zgjodhi.

Pasi shumica e anëtarëve të këshillit bashkiak janë miq e shokë të Erion Veliajt.

Pra nuk janë thjesht anëtarë të PS, por janë shokë të Erion Veliajt.

Veliaj është duke marrë një goditje të jashtëzakonshme politike që i vjen nga miqtë e tij.

Do të shkarkohet ditën e martë.

Do të jetë interesante se çfarë do të bëjë opozita.

Pra nëse do të shkojë qoftë formalisht për të votuar pro atij që e ka kundërshtuar që 3 mandate apo do të zgjedhë për t’jua lënë në dorë vetëm socialistëve që socialistët ti japin shkelmin e fundit dhe ta lëshojnë në greminë Veliajn.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More