PS i heq opozitës drejtimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Igli Hasani do të jetë kryetar

nga L. M

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian do të drejtohet nga mazhoranca, teksa legjislaturën e kaluar drejtohej nga Jorida Tabaku e opozitës. 

Tashmë Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian do ta drejtojë Igli Hasani, ish-ministri i Jashtëm. 

Drejtimi i këtij këshilli bëhet nga kryetari i komisionit parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme, që në këtë legjislaturë i është besuar Igli Hasanit. 

Për këtë arsye, ai do të drejtojë edhe KKIE, njësoj siç ndodhte legjislaturën e kaluar nga Jorida Tabaku që drejtonte komisionin e jashtëm parlamentar.  Ndërkohë që nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian i takon opozitës, me konfigurimin e ri. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More