Dogana sekuestrohen mallra të ndryshëm

nga Xh M

Shkup, 6 dhjetor – Brenda një jave zyrtarët doganorë parandaluan kontrabandë mallrash të ndryshme dhe sekuestruan përkohësisht, 27 steka cigaresh, të cilat u zbuluan në Aeroportin e Shkupit gjatë kontrollit të valixhes së një pasagjeri i cili udhëtonte drejt Londrës.

Gjatë kontrolleve të ndara është gjetur një motor i përdorur automjeti në bagazhin e një makine, pako me lloje të ndryshme të ilaçeve. Vlera e ilaçeve të sekuestruara është mbi 83 mijë denarë.

Në një kontroll tjetër u gjetën edhe 58 pako me ilaçe veterinare për të cilat kërkohet leje importi, ndërsa u zbuluan në çantat e udhëtimit të dy pasagjerëve në pikën kufitare Stenje.

Në pikën kufitare në Dellçevë gjatë kontrollit u gjetën 5.600 euro. Në Bogorodicë, në gomën rezervë të një makine u gjetën 31 kuti cigare pa pulla akcize.

Doganierët zbuluan edhe pjesë të tjera të makinave, qilima, kremra, 84 kilogramë mjaltë, brava, uiski, konsola të përdorura për video lojëra, e të tjerë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More