Dogji me cigare ish-bashkëshorten, arrestohet shqiptari në Itali

nga D V

Karabinierët e Viareggio në Itali kanë arrestuar një 35-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në qytet, nën akuzën e dhunës dhe shkeljes së urdhrit të mbrojtjes të lëshuar për ish-bashkëshorten e tij.

Burri, pavarësisht masës, vazhdonte ta kërcënonte dhe përndiqte gruan me telefonata, mesazhe, madje i shkonte dhe në ambientet e punës.

Në një prej incidenteve të fundit, 35 vjeçari e dogji në dorë me cigare ish-partneren, gjë që detyroi gruan të njoftonte policinë për të marrë masa ndaj tij.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More